Kushtet e Përgjithshme
Rregullorja e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave të MyShawarma siguron që të dhënat e marra nga palët e interesuara dhe klientët me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve, do të mbeten nën kontrollin e vetëm të MyShawarma dhe janë plotësisht të sigurta. Misioni ynë është t'iu përgjijgemi kërkesave të klientëve tanë mbi produktet të cilat i ofron kompania jonë MyShawarma.
Këto Kushte të Përgjithshme janë të vlefshme për faqen e internetit të MyShawarma delivery.myshawarma-ks.com dhe për vizitorët e saj në këtë uebfaqe (referuar tani e tutje "Përdorues"). Përdorimi i Uebfaqes nënkupton që Përdoruesi pranon plotësisht të gjitha Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes dhe Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave. MyShawarma ruan të drejtën, kurdo që është e nevojshme, të ndryshojë Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes, Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave, si dhe çdo kusht, rregullore, udhëzim ose paralajmërim tjetër.
Përmes kësaj uebfaqeje, MyShawarma ofron lidhje të veçanta me materiale të ndryshme, informacione dhe të dhëna të bëra të qasshme për Përdoruesin. MyShawarma do të ketë të drejtën të ndryshojë prezantimin, paraqitjen dhe vendndodhjen e Uebfaqes, si dhe Përmbajtjen dhe Kushtet, në çdo kohë.
Përdorimi i Uebfaqes është falas dhe nën përgjegjësinë e vetme të përdoruesit. Duke hyrë në uebfaqe, dhe faqet e tjera të lidhura, përfshirë por pa u kufizuar në faqet e mediave sociale, ju pranoni të gjitha Kushtet e Uebfaqes në fuqi, çdo herë që Përdoruesi qaset në Uebfaqe.
MyShawarma ruan të drejtën e pakushtëzuar për të mbyllur uebfaqen, për të ndryshuar domenin, për të pezulluar, ndryshuar çmimet e produkteve, ndërprerë ose pushuar së funksionuari uebfaqen pa asnjë obligim apo përgjegjësi ndaj vizitorëve të saj dhe palëve të tjera të treta.
MyShawarma nuk bën përfaqësime për vazhdimësinë, saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit të paraqitur në uebfaqe. Përmbajtja e uebfaqes është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoret nga asnjë palë për t’u bazuar për qëllime të tjera.
Informacion mbi Përdoruesit
Përdoruesi vërteton dhe pranon që qasja në Uebfaqe dhe/ose Përmbajtje është falas dhe nën përgjegjësinë e tyre të vetme. Përdoruesi bie dakord të përdorë ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme këtë Uebfaqe dhe materialet e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Porositë
Duke dërguar një porosi, përdoruesi pajtohet që:
Mund të kontaktohet për konfirmim të porosisë përmes telefonit apo mjete tjera kontaktuese
Mund të pranoj email për konfirmim të porosisë, si dhe për qëllime tjera promocionale
Mund të pranoj SMS për konfirmim të porosisë, si dhe për qëllime tjera promocionale
Përdoruesi duhet të shmangë:
Përdorimin e paautorizuar të uebfaqes dhe përpjekjen për të hyrë në zonat e kufizuara të kësaj Uebfaqeje, pa respektuar kushtet e kërkuara për një qasje të tillë;
Përdorimin e Uebfaqes dhe/ose Përmbajtjes së tij për qëllime jolegjitime ose të paligjshme, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Përgjithshme, shkaktimin e dëmit të strukturave fizike ose logjike të MyShawarma, duke shpërndarë viruse në rrjete ose ndonjë sistem fizik ose regjistër;
Printmin, kopjimin, transmetimin, lejimin e qasjes në publik përmes çdo forme të medias, modifikimin ose përmirësimn e përmbajtjes, përveç rasteve kur mbajtësi i të drejtave të tilla ose përfaqësuesi i tij ligjor autorizon Konsumatorin ta bëjë këtë;
Mos respektimin e të drejtave të pronësisë industriale ose intelektuale të materialeve të prodhuara nga MyShawarma, përpjekjen për të marrë Materialin me mjete ose procedura të ndryshme nga ato mjete ose procedura të vëna në dispozicion.
Lidhjet e veçanta
Përdoruesit që dëshirojnë të lidhen në ose përmes uebfaqes së MyShawarma do të marrin autorizim paraprak nga MyShawarma dhe do t'i nënshtrohen respektimit të detyrimeve të mëposhtme:
lidhja do të sigurojë qasje ekskluzive në uebfaqe, çdo riprodhim do të ndalohet;
asnjë lidhje me faqe të tjera përveç faqes fillestare të uebfaqes së MyShawarma.
Cookies në uebfaqe
Cookies instalohen përmes uebfaqes dhe transferohen në pajisjen tuaj për të mundësuar që sistemet të njohin pajisjen tuaj dhe të ofrojnë tipare të personalizuara. MyShawarma lejon dhe përdor cookie të faqeve të internetit për të personalizuar dhe maksimizuar përvojën e palëve të treta në uebfaqen të MyShawarma. Përdoruesit mund të çaktivizojnë cookie-t në shfletuesit e tyre duke mos lejuar që shfletuesit të pranojnë cookie-t e reja, dhe që uebfaqja t’i njoftojë përdoruesit për cookies dhe t’i çaktivizojë ato.
Markat tregtare dhe të drejtat e autorit
Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në uebfaqen e MyShawarma dhe faqe të tjera të lidhura, njohin dhe pranojnë të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale të MyShawarma. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, duke përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave, programet kompjuterike, mbahen nga MyShawarma dhe janë nën pronësinë ekskluzive të MyShawarma.
Qasja në uebfaqen dhe format tjera të komunikimit me MyShawarma, në asnjë rrethanë, nuk garanton heqje dore, vazhdimësi, licencë ose caktim të ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.
Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga MyShawarma, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, ikonat e butonave, imazhet, tabelat, smartartin, klipet zanore, përpilimin e të dhënave, është pronë e MyShawarma dhe mbrohet nga Kosova, BE, dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Gjithashtu, një përmbledhje e këtyre përmbajtjeve ose produkteve derivate është pronë ekskluzive e MyShawarma dhe e mbrojtur nga Kosova dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
Për më tepër, emri tregtar MyShawarma, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të ndërlidhura të zhvilluara ose të vëna në dispozicion përmes MyShawarma janë marka tregtare të MyShawarma. Markat tregtare të MyShawarma nuk mund të përdoren nga palë të treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të MyShawarma, dhe palët e treta nuk mund të lidhin marka të tilla tregtare me shërbimet që nuk janë të MyShawarma.
Markat tregtare të vëna në dispozicion nga MyShawarma përmes faqes së saj të internetit, mediave sociale dhe mediave në përgjithësi, të cilat nuk janë zhvilluar nga ose nuk janë në pronësi të MyShawarma, janë pronë e pronarëve të tyre përkatës dhe vihen në dispozicion nga MyShawarma përmes marrëveshjeve ligjore specifike.
Përdoruesi pajtohet dhe njeh që të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe/ose çdo gjë tjetër e përdorur në Uebfaqen e MyShawarma. Hyrja në Uebfaqe në asnjë rrethanë nuk garanton heqje dorë, transferim, autorizim ose caktim të pjesshëm ose të plotë të të drejtave të tilla, përveç rasteve kur jepet shprehimisht ndryshe.
Përdorimi, dyfishimi, komunikimi dhe/ose shpërndarja e elementeve të tilla për qëllime përfitimi ose komerciale është rreptësisht e ndaluar, siç është çdo ndryshim ose fragmentim i tyre. Leja paraprake e mbajtësit të këtyre të drejtave do të kërkohet me shkrim për çdo përdorim tjetër nga ai i lejuar në mënyrë specifike. Nëse ligjet e tilla shkelen, MyShawarma do të ngrejë procedura ligjore kundër autoriteteve kompetente për shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe pronësisë intelektuale.
Ankesat
Nëse ndonjë palë e tretë beson se MyShawarma në çfarëdo mënyre ka shkelur pronësinë e tyre intelektuale ose ka kryer ndonjë shkelje të të dhënave, duhet të kontaktojë menjëherë MyShawarma dhe t'i njoftojë ata për pretendimet e tyre, përmes emailit [email protected] ose përmes telefonit të listuar në uebfaqe.
E drejta e zbatueshme dhe juridiksioni
Informacioni i përfshirë në uebfaqen e MyShawarma dhe Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes rregullohen nga ligji në fuqi i Republikës së Kosovës, me juridiksion ekskluziv të Gjykatave në Prishtinë, Republika e Kosovës.